Kurti nesër nuk i shkon në takim Thaçit

31 mars 2020 | 15:28

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk do t’i shkojë nesër (e mërkurë) në takim presidentit Hashim Thaçi, i cili ka ftuar liderët e partive politike për konsultime pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

Lajmi e ka bërë me dije anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, pas dërgimit të presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Kushtetuese për shkak të një deklarate të bërë më 23 mars, kundër një vendimi të qeverisë.

“Tani nuk është koha e takimeve, është koha që ne të jemi maksimalisht të fokusuar në respektimin e vendimeve të qeverisë dhe të ekspertëve shëndetësore duke mbajtur distancë.  Kjo do të thotë se presidenti ka obligim të respektojë Kushtetutën që në raste të tilla të shpërndahet Kuvendi. Kështu që në këto ditë është e rëndësishme që qeveria të vazhdojë punën, ndërkaq kurdo që të tejkalohen kushtet të shpallë zgjedhjet”, ka deklaruar ajo

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…