Shtyhet interpelanca e Haradinajt

01 qershor 2018 | 15:52

Është shtyrë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj e thirrur nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit.

Kjo pasi kryeministri e ka njoftuar Kuvendin se për këtë pikë ia ka deleguar kompetencat që të përgjigjet ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Mirëpo, deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli, në emër të grupit parlamentar ka pohuar se nuk e mbajnë këtë interpelancë pa qenë kryeministri i pranishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State ka fituar 124-114 ndaj Cleveland në finale e…