Shtyhet për javën tjetër Projektligji për financimin e partive politike

29 korrik 2022 | 11:16

Shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për financimin e subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për javën e ardhshme, pasi i njëjti nuk është trajtuar fare nga Komisioni parlamentar për Komunitete.

Deputetët e Kuvendit të premten kanë miratuar edhe një mocion për shmangie të afateve procedurale për këtë projektligj, duke i dhënë afat komisionit që deri të hënën të shqyrtojnë të njëjtin.

Krahas kësaj, Kuvendi, nuk ka pasur  kuorum edhe për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjin themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Deçani ka vdekur si pasojë e plagëve…