Shtyhet provimi i jurisprudencës

01 shtator 2021 | 17:21

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se është shtyrë provimi i jurisprudencës.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë me rekomandim të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës, se provimi me shkrim i paraparë të mbahet me datat 4 dhe 5 shtator 2021, nuk do të mbahet. Për kohen e mbajtjes së provimit, kandidatët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë. Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin, ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi deri në njoftimin e radhës”, ka njoftuar Ministria e Drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka,…