Shtyhet seanca gjyqësore për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, kjo është arsyeja

18 mars 2024 | 14:13

Shtyhet seanca e parë gjyqësore mes Princit Leka dhe Elia Zarahisë.

Kjo ishte seanca e parë e pajtimit mes dy palëve, lidhur me procesin gjyqësor për divorcin.

Elia ishte e pranishme së bashku me avokaten e saj, ndërsa seanca u shty për shkak të mungesës së Princit dhe avokatit të tij.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datën 11 prill. Kujtojmë se pak ditë më parë pati edhe përplasje fizike mes Princit dhe ish-bashkëshortes së tij dhe të atit të saj.

Pas këtij konflikti, Gjykata vendosi që Elia dhe Leka Zogu duhet të qëndrojnë 5 metra larg njëri tjetrit, ndërsa princi do të takojë vajzën Geraldinë me praninë e Dados.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka nisur me vazhdimin e vizitave nëpër…