Shtyhet votimi i mocionit procedural të PSD-së për dialogun me Serbinë

19 korrik 2018 | 11:16

Shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar se pas përfundimit të seancës se sotme të hedhet në votim mocioni procedural i Partisë Socialdemokrate (PSD) për debat parlamentar në lidhje me dialogun me Serbinë.

Para këtij dakordimi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe shefat e grupeve parlamentare të partive në pushtet kanë thënë se nuk është me urgjencë që sot të debatohet për këtë çështje.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ndonëse e ka përkrahur këtë mocion, ka thënë se PSD-ja po kërkon votë nga opozita dhe në të njëjtën kohë po e kritikon atë.

Pas këtyre qëndrimeve, shefat e grupeve parlamentare kanë mbajtur një konsultë të shkurtë ku kanë vendosur që pas përfundimit të kësaj seance, të vendoset për debatin parlamentar për dialogun me Serbinë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra më e madhe në Kosovë, Prishtina, është e gatshme…