Shuhet ish-zonja e parë e SHBA-ve, Rosalynn Carter

19 nëntor 2023 | 23:53

Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Rosalynn Carter, gruaja e ish-presidentit Jimmy Carter, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Qendra Carter konfirmoi në një deklaratë se ajo vdiq në paqe me familjen pranë saj.

Të premten, u raportua se ajo kishte hyrë në një shtëpi kujdesi, në shtetin e Georgias dhe po kalonte kohë me burrin e saj 99-vjeçar, i cili ishte në kujdes po aty që nga shkurti.

Zonja Carter u diagnostikua me demencë në maj.

Carter-ët ishin edhe çifti i martuar më jetëgjatë, në historinë e Presidencës amerikane, pasi shënuan 77-vjetorin e martesës në korrik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho dhe mesfushori kuqezi,…