
Shukri Buja: Qyteti i Lipjanit e dëshmoi sonte se fitorja është e jona!
Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja ka vazhduar me vizita nëpër shtabet zgjedhore të PDK-së, në këtë komunë. Buja së bashku me kandidatët për asmable të qytetit; Isakun, Egzonën, Bajramin, Adelinen, Albulenën, dhe Shyqen, janë të vendosur që ta çojmë përpara vizionin e PDAk-së dhe ta shndërrojmë Lipjanin në shembull të zhvillimit komunal. Kështu ka bërë të ditur Buja në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Qyteti i Lipjanit e dëshmoi sonte se fitorja është e jona!
Entuziazmi i madh në shtabet e PDK-së tregon gatishmërinë për ndryshim. Do ta bëjmë Lipjanin një qytet modern, urban dhe të jetueshëm.
Së bashku me Isakun, Egzonën, Bajramin, Adelinen, Albulenën, dhe Shyqen, jemi të vendosur që ta çojmë përpara këtë vizion dhe ta shndërrojmë Lipjanin në shembull të zhvillimit komunal.