‘Shumica e deputetëve të LV-së kanë pasaporta të Shqipërisë, nga kundërshtimi i tyre jemi pa viza’

30 qershor 2022 | 11:39

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka deklaruar se fajtore për mosliberalizimin e vizave është Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se për 10 vjet opozitarizëm, Vetëvendosje ka kundërshtuar secilin projekt që forconte shtetësinë e Kosovës dhe zhvillimin e saj.

“Nuk bënin dot dallimin në mes opozitarizimit dhe interesit të vendit, i rëndësishëm ishte marrja e pushtetit me çdo kusht. Një kundërshtim të madh bënë edhe për marrëveshjen me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare, dhe penguan ratifikim e kësaj marrëveshje që hapte rrugë liberalizimit të vizave në zonën Shengen. Për shkak të kundërshtimit tuaj sot jemi pa liberalizim, mundësinë e humbur atëherë nuk po mundemi ta kemi as tash, qytetarët po vazhdojnë të sillen nëpër dyert e ambasadave me një mal dokumentesh”, ka thënë Dumoshi.

Deputetja Dumoshi ka thënë se maltretimi i qytetarëve nuk i bën përshtypje kësaj qeverie.

“Ky maltretim qytetarëve nuk i bënë përshtypje kësaj qeverie, pasi që pjesa më e madhe e tyre është e pajisur me pasaporta të Shqipërisë dhe udhëtojnë lirshëm”, ka thënë Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Juventusit ka konfirmuar largimin e tre futbollistëve. Bëhet…