‘Shumica e zyrtarëve politikë nuk i ndajnë të hyrat me bashkëshortet e tyre’
08 mars 2021
| 11:15
Lëvizja FOL ka organizuar një konferencë për medie, me ç’rast ka bërë publikimin e raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”.
Prezantimi i raportit në fjalë është bërë në zyrat e FOL që ndodhen në rrugën “Andrea Gropa”, në Prishtinë.
Alba Jakupi e cila ka prezantuar disa nga të gjeturat e raportit, ka thënë se një numër i madh i zyrtarëve politikë nuk i ndajnë të hyrat e tyre me bashkëshortet.