SI DUHET TË AMORTIZOHET PROPAGANDA SERBE

23 mars 2022 | 10:44

Milazim KRASNIQI

Lidhur me mbajtjen/mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, qeveria e Kosovës po e humb betejën propagandistike e politike. Mdje edhe BE, me zërin e Peter Stanos dje e akuzoi Kosovën dhe e lavdëroi Serbinë. Vu;iqi ka vajtuar dje tërë ditën dhe ka dalë si gjoja njeri që po e mbron paqen e stabilitetin, të cilat po i rrezikon Kurti dhe qeveria e tij. Kryetari i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiqi, ka deklaruar dje në Beograd se gjendja në Kosovë nuk ka qenë “kurrë më e rëndë.”
Ndaj tërë kësaj kanonade propagandistike e politike, qeveria e Kosovës ka heshtë, po të mos llogaritet belbëzimi i Besnik Bislimit. Ndërsa është dashtë të flitet tërë kohën për këtë problem, nga kryeministri, nga presidentja, nga ministria e jashtme, nga zëdhënësit e ndryshëm, nga i madh e i vogël, që të amortizohej disi kjo fushatë e egër.
Por, ;ka duhet të thonë këta njerëz të qeverisë sonë? Ja disa udhëzime për ta:
1. Zgjedhjet e Serbisë përve; se janë shkelje e Kushtetutës, paraqesin rrezik për sigurinë, në kontekstin e zhvillimeve në Ukrainë e në Balkan. Serbia synon t’i përdorë ato zgjedhje për ndërhyrje në Kosovë, për destabilizimin e Kosovës, që t’i lehtësohet presioni Putinit, duke hapur një vatër krize në zonën e kontrolluar nga NATO.
2. Serbia si i vetmi shtet në Europë që nuk pranon të vendos sanksione ndaj Rusisë, nuk është model i shtetit që mban zgjedhje të lira e të ndershme, po në vazhdimësi manipulohen zgjedhjet, gjë që është konstatuar edhe nga institucionet kredibile në BE-së. Posa;ërisht votat nga Kosova shfrytëzohen për manipulime me rezultatin zgjedhor dhe për stimulimin e nacionalizmit në Serbi.
3. Serbët e Kosovës kanë status të privilegjuar në shtetin e Kosovës sepse ata i kanë vendet e rezervuara në Kuvend dhe në qeveri.
5.Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në tërë Kosovën.
6.Sistemi arsimor për serbët në Kosovë sistemi i arsimit që zbatohet në Serbi.
7. Kisha Ortodokse Serbe ushtron mandatin në tërë territorin e Kosovës pa asnjë pegesë, pa asnjë kufizim, që do të mund të kishte me ndonjë Marrëveshje Themeltare me shtetin.
8. Serbët e Kosovës në pjesën veriore, janë të rebeluar ndaj pagesës së energjisë elektrike, të cilën ua paguajnë institucionet shtetërore të Kosovës.
9. Në shumë komuna të Kosovës ende mbahet sistemi paralel i pushteteve komunale, gjë të cilën qeveritë e Kosovës e kanë toleruar në emër të vullnetit të mirë për dialog e marrëveshje, të cilin Serbia e ka keqpërdorë në vazhdimësi.
Pra, pozita e serbëve në Kosovë është thjesht e privilegjuar dhe e thyen edhe plafonin që ka përcaktuar Kushtetuta dhe ligjet. Por, kjo tolerancë aplikohet për të dhënë provën se Kosova e synon një marrëveshje finale me Serbinë dhe e luan rolin e faktorit stabilizues në Ballkan. Mirëpo, tentativa që të organizohen fushata zgjedhore dhe zgjedhje serbe në Kosovë, nuk është vetëm thyerje e plafonit të Kushtetutës e të ligjeve, po rrezikon sigurinë në rrethanat aktuale, kur Serbia është pozicionuar si aleat i Rusisë.
Pra, në këto linja duhet të zhvillohet kundërvënia propagandistike e politike e institucioneve tona ndaj fushatës së egër të Serbisë po edhe ndaj keqkuptimit nga ana e Bashkimit Evropian.

23 mars 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se paga minimale në Kosovë…