“Si duhet të ndihesh të vrasësh padrejtësisht dikë”/ Postimi i aktorit Baldwin që po përballet me kritika të ashpra

22 tetor 2021 | 15:59

Postimi i Alec Baldwin në “Twitter” në vitin 2017, i cili kritikonte vrasjen fatale të një polici të Kalifornisë Jugore, po përballet me kritika të ashpra pas të shtënave aksidentale ndaj dy personave në filmin e tij të fundit.

“Pyes veten se si duhet të ndihesh të vrasësh padrejtësisht dikë”, shkruante 63-vjeçari në atë kohë, në postimin e tij në rrjetin social.

Me këtë postim, aktori po komentonte një oficer policie në Huntington Beach, i cili luftonte me një të ri përpara një dyqani, përpara se të nxirrte armën dhe të qëllonte.

Ndërkohë të enjten pasdite, Baldwin qëlloi aksidentalisht dhe vrau drejtoreshën e fotografisë së filmit, Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin, Joel Souza.

Vdekja tragjike e 42-vjeçares u shkaktua nga një armë zjarri që gjuajti aktori gjatë xhirimit të filmit të fundit të tij. Në një deklaratë të dhënë fillimisht për “The Sun”, sherifi i Qarkut Santa Fe, Juan Rios, zbuloi: “Zyra e sherifit konfirmon se dy persona u qëlluan në xhirimet e Rust”.

“42-vjeçarja dhe 48-vjeçari u qëlluan kur një armë zjarri mbështetëse u shkrep nga producenti dhe aktori, Alec Baldwin”, tha Rios, i cili konfirmoi gjithashtu se ende nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj 63-vjeçarit.

Megjithatë hetimet mbeten në vazhdim pasi dëshmitarët janë duke u marrë në pyetje nga autoritetet përkatëse.

 “Si duhet të ndihesh të vrasësh padrejtësisht

 “Si duhet të ndihesh të vrasësh padrejtësisht “Si duhet të ndihesh të vrasësh padrejtësisht “Si duhet të ndihesh të vrasësh padrejtësisht

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se…