Kosova shpall persona “non-grata” dy zyrtarë të Rusisë

22 tetor 2021 | 15:58

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se ka kërkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla që t’i shpallë persona “non-grata” dy zyrtarë të zyrës ndërlidhëse të federatës ruse në Kosovë.

Një kërkesë e tillë, Osmani ka thënë se është marrë parasysh nga ministrja Gërvalla.

“Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se “institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të federatës ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së”.

Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.  I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një…