Si fshihet “dora e Perëndimit” pas planeve të Prigozhinit

29 qershor 2023 | 08:36

Inteligjenca amerikane ishte në dijeni të planeve të Yevgeny Prigozhin por, me sa duket, i mbajti ato për vete, duke mos i ndarë as me Ukrainën për ta parandaluar kundërsulmimin, që të mos interpretohej nga Kremlini si mbështetje indirekte për revoltën e Grupit Wagner.

Kështu rezulton nga burimet e konsultuara nga CNN, sipas të cilave, edhe “007-at e Amerikës”, e dinin se si dhe ku synonin të përparonin drejt Moskës mercenarët e Prigozhin.

Viktor Zolotov, drejtori i Gardës Kombëtare Ruse, megjithatë, dha një interpretim tjetër gjatë konferencës për shtyp. Sipas tij, ka mundësi që në organizimin e revoltës të jenë përfshirë edhe shërbime speciale të huaja.

Prandaj, kjo e fundit do të ishte “frymëzuar nga Perëndimi”: Zolotov e nxori këtë nga fakti se si mediat perëndimore ashtu edhe burimet nga grupi i Prigozhin kishin raportuar mundësinë e një kryengritjeje edhe para se ajo të vihej në praktikë. “Unë nuk përjashtoj mundësinë që ka pasur agjentë të inteligjencës perëndimore”, përsëriti Zolotov.

After Prigozhin coup, Rosgvardiya will arm itself with tanks

Po ashtu, edhe një zyrtar tjetër amerikan ka pohuar se agjencitë amerikane të spiunazhit kishin dijeni që nga mesi i qershorit, ndonëse nuk dinin kohën e saktë dhe detaje të tjera, siç raporton “Washington Post”.

Sipas tij, megjithatë, kishte mjaftueshëm shenja se “diçka po ndodhte”.

“CNN” nga ana tjetër, shkruan se vetëm amerikanët dhe një numër shumë i vogël aleatësh ishin në dijeni të planeve të Prigozhin. Informacioni për të ishte shumë i klasifikuar, aq sa dhe brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte në dispozicion vetëm për menaxhmentin e lartë të administratës Biden si dhe disa anëtarë të zgjedhur të Kongresit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbetje të supozuara njerëzore janë gjetur brenda rrënojave të nëndetëses…