Si lirohet një i burgosur nga Al Hawl? Autoritetet e kampit: Mjafton që MPJ të na kontaktojë

12 nëntor 2019 | 21:34

Gjatë qëndrimit në Siri, gazetari i A2 pyeti administruesit e kampit Al- Hol, të cilët thonë se ministritë e Punëve të Jashtme e kanë të thjeshtë që të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga kampi.

Në kampin Al Hol bëhet një punë e madhe për të menaxhuar të gjithë pjesët e tij në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare.

Në pjesën e ish-luftëtarëve të huaj ndodhen 10 mijë persona aktualisht. Do të ishte shumë mirë nëse shtetet nga të cilat ata kanë prejardhjen, të bënin riatdhesimin e tyre pasi, mund të themi që kjo pjesë e kampit Al Hol është tej mase e radikalizuar dhe ne e kemi shumë të vështirë rehabilitimin total të tyre pasi kemi bërë çdo gjë deri më tani.

Në pjesën e ndërkombëtarëve ndodhen njerëz nga 48 shtete të ndryshme. Çdo shtet është i mirëpritur që të marrë dhe të riatdhesojë shtetasit e vet. Për ne do të lehtësohej shumë puna këtu nëse çdo vend do të tërhiqte nga 100 shtetas secili.

Nëse kjo do të ndodhte do të lehtësonte shumë punën tonë dhe mbi të gjitha do të kryente rehabilitimin e këtyre individëve. Në pjesën që ne e quajmë ndërkombëtare janë vendosur femrat e huaja ish-luftëtare të ISIS nga këto 48 shtete.

Nëse ndonjë nga këto shtete, do të kërkonte të tërhiqte shtetasit e tyre do të duhej që ministritë e Punëve të Jashtme të kontaktojnë me administruesit e kampit dhe të koordinoheshin me ta për të riatdhesuar këdo”, shprehet një nga administruesit e kampit.A2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollistët e Kosovës kanë mbajtur stërvitjen e dytë dhe të…