Si përfunduan Trepça dhe Telekomi i Kosovës me llogari të bllokuara?

31 tetor 2020 | 10:40

Dy kompanitë më të mëdha në Kosovë, Telekomi dhe Trepça, gjatë kësaj jave kanë përfunduar me llogari bankare të bllokuara, për shkak të borxheve të akumuluara ndër vite.

Telekomi i Kosovës i ka borxh mbi 25 milionë euro kompanisë Z-Mobile për shkak të mospërmbushjes së një kontrate nga ana e Telekomit. Ndërkaq, ndërmarrja Trepça ka një borxh prej rreth pesë milionë euro ndaj Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS) dhe operatorëve tjerë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është pronare e 100 për qind të aksioneve të Telekomit dhe 80 për qind të aksioneve të Trepçës, është duke bërë përpjekje që të gjendet një zgjidhje për të tejkaluar këtë situatë, por që deri më tani, nuk ka ndonjë plan konkret.

Qeveria e Kosovës konsideron se Trepça ka trashëguar kontrata të pafavorshme, të cilat po i shkaktojnë dëme financiare.

Për të dalë nga kjo situatë, kryeshefi i Trepçës, Hysen Vrajolli thotë se Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është duke bashkëpunuar me Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, për të përgatitur panin e biznesit për tejkalim të situatës.

Viti 2018, nga Qeveria e Kosovës që atëbotë udhëhiqej nga Ramush Haradinajn, ishte shpallur vit i kompleksit metalurgjik Trepça, që nënkuptonte rifunksionalizimin e ndërmarrjes.

Por, kjo ndërmarrje, e cila llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi, asnjëherë që nga paslufta nuk ka arritur të vihen në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në linkun më poshtë:

https://www.evropaelire.org/a/trepca-dhe-telekomi-i-kosoves-krize-financiare-/30922448.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,…