Si po e shfrytëzon arin Venezuela?

11 shkurt 2019 | 16:08

Operacionet më të suksesshme financiare të Venezuelës në vitet e fundit nuk janë zhvilluar në “Wall Street”, por në kampe primitive të nxjerrjes së arit, në jug të vendit.
Ndërkohë që ekonomia e vendit është përmbysur, thuajse 300,000 “gjahtarë të pasurisë”, që kanë zbritur në këtë zonë të pasur me minerale, për të siguruar jetesën duke nxjerrë copëza ari, shkruan “Reuters”.

Nxjerrjet e tyre po mbështesin qeverinë e majtë të presidentit Nicolas Maduro. Që prej vitit 2016, administrata e tij ka blerë 17 ton ar që vlen rreth 650 milionë dollarë, nga këto miniera, sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të vendit.

Në këmbim të bankënotave të pavlera, këto minatorë furnziojnë Qeverinë me metalin e verdhë që i duhet për të importuar ushqimet dhe produkte të higjenës. Kjo tregti ari është e papërfillshme për tregjet ndërkombëtarë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara po përdorin sanksione në përpjekje për të ndaluar Maduro që të përdorë arin e vendit, shkruan “scantv”.
Sanksionet amerikane kanë rrëzuar industrinë e naftës së vendit dhe kanë ndaluar aftësinë për të marrë hua në tregjet ndërkombëtare. Sektori formal i minierave është shkatërruar nga shtetëzimi. Për rrjedhojë, Maduro ka përdorur persona të pavarur për të nxjerrë metalin e verdhë pa asnjë rregullim apo investim shtetëror.

Në këto miniera, aksidentet dhe vjedhjet janë të zakonshme, sipas minatorëve të intervistuar nga “Reuters”. Maduro ka marrë një mbështetje kritike nga presidenti turk, Erdogan. Venezuela i’a shet pjesën më të madhe të arit rafinerive të Turqisë, e më pas i përdor të ardhurat për të blerë mallra të konsumit për vendin.

Makaronat dhe qumështi turk janë elementët kryesorë në programin e subvencionimit të ushqimit të Maduro. Tregtia mes dy vendebve është 8-fishuar në vitin e kaluar. Megjithatë, mbikëqyrja është rritur ndërkohë që gjendja politike në Venezuelë po shpërthen.

Në kohët e fundit, shumë vende perëndimore kanë njohur liderin e opozitës së Venezuelës Juan Gaudo, si presdentin ligjor të vendit. Përveç kësaj, kundërshtarët e Maduro i kanë bërë thirrje blerësve të huaj të arit të Venezuelës, që të ndalojnë biznesin me regjimin e jashtëligjshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alban Shillova me Flamurtarin synim në këtë kampionat ka mbetjen…