Sigurimet shëndetësore, Vitia: S’ka më eksperimente

29 shkurt 2024 | 12:06

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë seancës të jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvend rreth shqyrtimit të propozim-rezolutës për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore ka replikuar deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj rreth këtij projektligji.

Vitia ka thënë se Dreshaj është shprehur gabim sa i përket themelimit të fondit në bazë të këtij ligji, pas ai është themeluar, por se ky fond nuk ka pasur asnjëherë kapacitet në procesin e sigurimeve shëndetësore.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka thënë zëshëm edhe para 10 viteve këto kritika që ju i paraqitët dje më vjen mirë që edhe pas vitesh edhe pse me vonesë kemi pajtueshmëri. Por një gjë e thatë gabim, është gabim sepse është bërë fondi në bazë të këtij ligji sepse ky ligj shprehimisht nuk e ka parë themelimin e fondit. Nuk kam parë asnjë iniciativë nga qeveritë paraprake për të ndryshuar Ligjin e sigurimeve shëndetësore apo për ta forcuar fondin as nga partia të cilës ju iu keni bashkuar profesor”.

“Përkundrazi ka pasur vetëm degradime duke filluar prej burimeve njerëzore ku një pjesë janë punësuar komplet militant dhe komplet me lidhje familjare. Ky fond nuk ka pasur kapacitet asnjëherë procesin e sigurimeve shëndetësore, aty vetëm është grumbulluar një borxh prej 30 milionë eurove, rast i cili është në prokurori dhe jemi në pritje të shohim procesin gjyqësor”, ka thënë Vitia.

Më tutje, Vitia ka thënë se nuk do të ketë me eksperimente, as veprime pa analiza e as përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht.

“Nuk ka më eksperimente, jo më veprime pa analiza, jo më tallje e qytetarët, jo më shpenzime marramendëse të parave publike pa asnjë rezultat, jo më përpjekje për të futur duart në pagat e qytetarëve pa asnjë parakusht”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bujar Osmani, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për…