Silva, Belgjikës: Brazili gjithmonë është favorit

04 korrik 2018 | 13:06

Në çerekfinale të Kupës së Botës Brazili do të luajë ndaj Belgjikës. Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, ka thënë se brazilianët gjithmonë janë favorit.

“Belgjika është shumë e fortë fizikisht dhe teknikisht. Ajo meriton të luajë në çerekfinale. Unë mendoj se në të gjitha ndeshjet, Brazili është favorit, por ne e dimë se kjo nuk është e mjaftueshme. Ne duhet të punojmë shumë dhe të japim gjithçka, më të mirën, në qoftë se duam ta fitojmë titullin. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të pushojmë, sepse ndeshja e së premtes do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Silva.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina do të marrë pjesë edhe sivjet në Ligën…