Simboli i eksodit, zonja Sherife Luta dhe vajza e saj Besa, 1999-2019 (Video)

14 prill 2019 | 17:00

Simboli i eksodit, zonja Sherife Luta dhe vajza e saj Besa (1999-2019) kanë folur një dokumentar të realizuar nga RTV Dukagjini.

Sherife Luta asokohe ishte 22-vjeçare dhe mbante në gji vajzën e saj gjashtëmuajshe, Besën.

Ditën e 8 marsit 1999, ajo ishte një grua që doli nga shtëpia me foshnjën dhe babanë e saj për t’i shpëtuar granatimeve të serbëve në fshatin Ivajë në Kaçanik të Kosovës. Bashkëshorti iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare, së bashku me burrat e tjerë të rinj e të fuqishëm.

Fotografia e saj, e cila u shkrep na Bllacë të Maqedonisë, u bë simbol i refugjatëve të Kosovës, gjatë vitit 1999.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i udhëhequr nga…