Simeone: Askush si Suarezi

17 maj 2021 | 13:00

Tifozët e Atletico Madrid përjetuan emocione drithëruese të dielën, pasi ekipi i tyre i zemrës arriti një fitore të çmendur ndaj Osasunës.

Trajneri Diego Simeonen e ka lavdëruar sulmuesin Luis Suarez, i cili shënoi golin vendimtarë për fitoren e Atleticos.

“Skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe. Krijuam shumë raste për gol dhe reaguam në mënyrën e duhur pasi kaluam në disavantazh. Nuk po i finalizonim rastet, por ia dolëm të shënojmë golat e fitores në momentin më të vështirë. Suarez? Ai gjendet gjithmonë gati në zonën e golit, ka vendosmëri dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme. Ishte i duhuri për të zgjidhur këtë ndeshje të komplikuar dhe të vështirë”, ka thënë Simeone.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se…