Simeone: Griezmann, lojtari më i mirë në botë

05 tetor 2018 | 14:30

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e ka përshkruar yllin e skuadrës së tij, Antoine Griezmann, si lojtarin më të mirë në botë, pas ndikimit që kishte francezi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Në xhiron e dytë, të vlefshme për grupin A të Ligës së Kampionëve, Atletico Madridi e mposhti Club Brugge me rezultat 3-1, kurse francezi shënoi dy gola.

“Unë kam thënë edhe sezonin e kaluar dhe do ta them përsëri, për mua Griezmanni është lojtari më i mirë në botë. Ai e ka fituar titullin e Evropa Ligës, Kupën e Botës, Superkupën e Evropës dhe përfundoi në vendin e dytë në një ligë ku luajnë Barcelona dhe Real Madridi. Ai është në një vend ku dëshiron të jetë. Ai vendosi të qëndrojë në Atletico dhe këto janë pasojat. Ai është duke e shijuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij”, ka thënë Simeone.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur dhe…