Simeone: Juve e meritoi kualifikimin

13 mars 2019 | 11:49

Nuk kërkon justifikime Diego Simeone pas humbjes 3-0 me të cilën Juventusi eliminoi Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve. “Ata ishin më të zotë”, pranon trajneri argjentinas në fund të ndeshjes.

“Në pjesën e parë, ne nuk ishim në gjendje që të gjenim pozicionimet e duhura, ndërsa ata erdhën disa herë në zonën tonë dhe vazhdonin të krijonin rreziqe dhe neve na duhej të mbroheshim”.

Kur e pyesin nëse u surprizua nga taktika e italianëve, me Emre Canin në fazën e ndërtimit të lojës, i cili kthehej deri në nivelin e mbrojtësve, ai përgjigjet: “Ne i kishim përgatitur të gjitha situatat. Duhet t’i urojmë ata. Ishin më të zotë se ne. Shkoi kështu dhe e merituan kualifikimin. Ndonjë gabim e bëmë. Ata u treguan më të saktë taktikisht, në topat e dytë, në gjithçka”.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim shefin…