Simonovski përforcon Dritën

18 qershor 2021 | 23:37

Klubi i Dritës të premten e ka prezantuar përforcimin me të ri, Marko Simonovski.

Ky i fundit me sukses luajti për Feronikelin në kampionatin e fundit, raporton Epoka e re.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Simonovski zyrtarisht bardh e kaltër!

Sot ka arritur edhe përforcimi i radhës për klubin tonë!
Marko Simonovski është pritur nga presidenti i klubit z. Valon Murseli i cili i ka dëshiruar mirëseardhje lojtarit në familjen bardh e kaltër.

Marrëveshja është nënshkruar dhe Marko do të jetë i yni për një vit!
Simonovski luan në pozitën e qendër sulmuesit i cili vitin e fundit luajti për ekipin e FC Feronikelit, dhe tani do të jetë i gatshëm edhe për garat europiane për klubin tonë!

Klubi jonë e falënderon ekipin e Feronikelit që e lejoi Simonovskin para kohe të bashkohet me ne për përgaditjet që klubi po i bënë për ndeshjet e europës!

WELCOME SIMO??

FC DRITA⚪️?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova është në negocim me autoritetet greke dhe amerikane për…