“Sinani GmbH” , një ndër bizneset e suksesshme të mërgimtarëve tanë në Gjermani 

02 tetor 2020 | 16:13

Ndërmarrja shqiptare “SINANI GmbH” në Wahlrod me aktivitetin e saj afarist në sektorin  e ndërtimtarisë si në ndërtimtarinë e ultë dhe të lartë e ka filluar në vitet e hershme.

Themeluesi i këtij biznesi në Gjermani, biznesmeni Mentor Sinani, një mërgimtar i dalluar shqiptarë me punën, cilësinë dhe korrektësinë në kryerjen e punimeve dhe në saje të sukseseve të shumta në këtë sektor, arriti që të konsolidoj biznesin e tij duke shënuar rezultate rentabile.

Në opusin e veprimtarisë afariste “Sinani GmbH” kryen punime të shumta sidomos ndërtimi i objekteve të rëndësisë jetike, objekte banimi sipas sistemit, shtëpi dhe banesa, do të thotë që kryen të gjithat punimet e vrazhda gjatë ndërtimit të objekteve të reja, si themelet, betonimi, murosja, e deri tek pullazi, vendosja e pllakave qeramike, elektrifikimi, izolimi i jashtëm, dyert dhe dritaret etj.

Me një fjalë kjo firmë ndërton objekte komode dhe kryen punë cilësisë së lartë  dhe është konkurrente jashtëzakonisht e fortë në sektorin e ndërtimtarisë në mjedisin ku operon.

Punëtorët shqiptarë të kësaj firme, kryejnë punët me profesionalizëm dhe efikasitet të lartë, sipas standardeve teknike të ndërtimit në Gjermani. Përkushtimi dhe realizimi i kontratave për kryerjen e punimeve si në ndërtimin dhe Sanirung e objekteve dhe punëve të ndryshme në sektorin e ndërtimit, janë një garanci e fortë se ky biznes, “Sinani GmbH”, në Wahlrod, do të jetë një partner i rëndësishëm në realizimin e projekteve në këtë fushë.

“Sinani GmbH është edhe në in-mobile ku bën shitjen edhe blerjen e objekteve   ku na bën të ndihem  krenar ku gjithë Biznesi Shqiptarë po korr suksese në gjitha fushat e Biznesit ku i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen në veprimtarin që kryen.

Shkruan: Sami Fejza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas mbledhjes se dy qeverive…