Sinani: Tri qeveri të rrëzuara për shkak të ‘marrëveshjes fantazme’

26 mars 2020 | 00:48

Profesori universitar, Resul Sinani,  e ka komentuar rrëzimin e Qeverisë Kurti, për të cilën gjë ka aluduar se erdhi në saje të “marrëveshjes fantazme”, marrëveshje kjo që sipas tij, gjithë po thonë se ekziston, por nuk po e dine se çfarë është ajo.

“Tri Qeveri të Kosovës, në një mënyre apo një tjetër, po rrezohen për shkak të ‘marrëveshjes fantazme’ për të cilën të gjithë po thonë se ekziston, por nuk po e dinë se çfarë është ajo. Kjo duhet të jetë e mjaftueshme që ta kuptojmë se Qeveria e ardhshme, qoftë e krijuar pa zgjedhje, qoftë e krijuar pas zgjedhjeve, do të jetë qeveria e cila do të përballet me dialogun që do ta prodhojë/arrij  atë marrëveshje”, ka shkruar Sinani, duke shtuar se e mira do të ishte që ajo qeveri të ishte një Qeveri e Unitetit e udhëhequr nga partia fituese e zgjedhjeve. “Të bashkuar do të jemi me të forte në dialog përballe Serbisë!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta amerikane, Nju Jork Times, ka publikuar një shkrim për…