Sindikata e minatorëve të ‘Trepçës’: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

12 maj 2026 | 11:19

Sindikata e minatorëve të “Trepçës” ka reaguar për gjendjen jo të mirë siç është thënë të minatorëve dhe kushteve të rënda të punës.

Në një reagim nga kjo sindikatë është shprehur pakënaqësi edhe pagat e ulëta, sigurinë në punë, mospagesën e trustit pensional, mosrespektim e të drejtave ligjore dhe mungesën e investimeve në ndërmarrje.

Nga kjo sindikatë është thënë se barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet minatorëve.

“Është e dhimbshme dhe zhgënjyese se si nuk ka gatishmëri për të gjetur zgjidhje për minatorët dh po u ngarkohet barra e keqmenaxhimit të ndërmarrjes tash e 26 vite. Kjo sipas logjikës së tashme, përgjegjësinë dhe pasojat po i bartin minatorët,  por pa u ngarkuar përgjegjësia dhe llogaridhënia  atyre që  keqmenaxhuan, ndërsa nga minatorët po kërkohet ringritja e ‘Trepçës’”, është thënë në në reagim.

Kjo sindikatë ka thënë se ndërmarrja nuk mund të ringritët pa investime nga shteti.

Po ashtu sindikata ka shprehur shqetësime edhe për largimin nga puna të disa minatorëve duke thënë se po bëhet në mënyrë burokratike e shou në rrjetet sociale.

“Tashmë të gjithë e dimë se si po përballemi në mungesë të mjeteve të punës, në një mikroklimë ku çdo ditë po na gërryen shëndetin nga brenda. Kurse këta të gjithë po vijnë e po shkojnë me premtime për ringritje, e minatorët po mbesin pa ju ndryshuar gjendja, vetëm duke ju rënduar situata. Në mungesë të përmirësimit të kushteve të punës, largime pa proceduar në mënyrë burokratike, në shou në faqe të ‘Facebook’ dhe mos pagesën e trustit pensional që nga viti 2019, duke paguar vetëm disa periudha të shkurta”, është thënë në reagimin e Sindikatës së minatorëve të “Trepçës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe 24 orë pasi u publikua lajmi për tërheqjen nga…