Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat reagon për 100 eurot: Zhgënjim dhe papërgjegjësi

24 maj 2022 | 14:52

“Edhe pas 42 ditësh nga vendimi i Qeverisë së Kosovës, Ministria e Financave nuk e bëri ekzekutimin nga 100 euro për secilin punëtor të sektorit privat të Kosovës. Vendimi u mor më 12 prill 2022 dhe po këtë ditë u tha se aplikimi do të vazhdojë deri më 20 maj. Ne menduam se të gjithë ata me aplikacione të mbushura në rregull, parat për ta do të procedohen se paku pas një jave. Nga 12 prilli deri më 28 prill nuk u punua asgjë për përcjelljen e mjeteve”, është thënë në reagimin e kryetarit të Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai ka theksuar se në pyetjet e sindikatës se çfarë po ndodhë me këto mjete, Ministria e Financave ka theksuar se më 28 prill u formua komisioni për verifikimin e aplikacioneve dhe shumë shpejt do të procedohen mjetet.

“Pas presionit sindikal Ministria e Financave më 20.05.2022 ka njoftuar se deri në fund të kësaj jave që jemi do të bëhet verifikimi i listave edhe ekzekutimin e mjeteve. Por më 23.05.2022 në një konferencë për shtyp tha: kemi telashe me verifikim dhe shumë shpejt do ta kryejmë ekzekutimin e mjeteve. Tani nuk përmendi as datë, as dite, as javë. Dhe sipas nesh kjo nuk është transparencë por zhgënjim dhe papërgjegjësi. Sa për verifikimin e 300 mijë punëtorëve, kjo mund të bëhet për një ditë e jo për 42 ditë. Këto gjëra për neve nuk janë fare arsyetim, por ku është defekti vetëm ata e dinë dhe ne dyshojmë”, është thënë në reagimin e kryetarit të Sindikatës të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën në kancelarinë austriake, Karoline…