Sipas draft-statutit të FES-it, asociacioni do të financohet edhe nga Serbia

30 janar 2023 | 14:46

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe “nstituti Evropian për Paqe kanë publikuar draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas këtij draft-statuti, asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mirëpo kur bëhet fjalë te financat, asociacioni në fjalë mund të financohet direkt nga shteti i Serbisë dhe jo vetëm.

“Asociacioni/bashkësia do të financohet nga: Kontributet nga anëtarët e saj; Të ardhurat nga shërbimet e ofruara nga asociacioni/komuniteti, kompanitë e saj ose nxjerrë nga pasuritë e tij të luajtshme ose të paluajtshme; transferet nga autoritetet qendrore; kontributet, grantet, donacionet, si dhe mbështetje financiare nga shoqata dhe organizata të tjera, vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Republikën e Serbisë”, thuhet në draft-statutin e asociacionit.

Draft-statutin e asociacionit në gjuhen angleze mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 26-të në Ligën e Parë të Meshkujve do…