Sipas shkencës, kjo është koha më e mirë për të bërë seks

16 gusht 2022 | 12:44

Koha më e mirë për të bërë seks është rreth orës 15:00, sipas ekspertes së hormoneve Alisa Vitti. Sipas saj, kjo është koha kur burrat dhe gratë janë më në harmoni me dëshirat e njëri-tjetrit. Ndërsa meshkujt mund të performojnë më mirë fizikisht në fillim të mëngjesit (për shkak të rritjes së testosteronit), estrogjeni arrin kulmin më vonë pasdite duke na bërë më të vëmendshëm emocionalisht, raporton Man’s Health.

Gratë përjetojnë një kulm të niveleve të kortizolit pikërisht në atë kohë, gjë që ndihmon në rritjen e energjisë dhe vigjilencës. Me pak fjalë, është kombinimi perfekt për të dyja palët: “Ndonëse kjo mund të mos duket si një strukturë logjike për kënaqësinë, kombinimi në fakt i bën meshkujt më të pranishëm emocionalisht gjatë seksit dhe më të aftë për t’u fokusuar në (nevojat dhe kënaqësinë e një gruaje”, shkruan ajo në librin e saj WomanCode.

Për seksin më të mirë të mundshëm, Alisa thotë të synoni dhjetë ditë pas ovulacionit – kur “gratë përjetojnë një rritje të estrogjenit dhe testosteronit që rrit dëshirën e tyre.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…