Sirianët votojnë në zgjedhjet lokale për herë të parë pas shtatë vjetësh

16 shtator 2018 | 17:41

Sirianët që jetojnë në zona të kontrolluara nga qeveria, kanë hedhur votën e tyre të dielën në zgjedhjet e para lokale që nga viti 2011, kur shpërtheu kryengritja kundër udhëheqjes së Presidentit Bashar al-Assad.

Shtatë vjet nga votimet e fundit, konflikti ka lënë të vrarë 360 000 persona, ka detyruar miliona të zhvendosen dhe ka shkatërruar ekonominë. Tani, trupat siriane kanë kthyer kontrollin e rreth dy të tretave të shtetit, pas fitoreve kryesisht në Damask dhe Sirinë jugore.

Më shumë se 6 550 qendra votimi u hapën të dielën në zonat e kontrollit qeveritar. Më shumë se 40 000 kandidatë do të garojnë për 18 478 ulëse në këshillat lokale administrative. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jahti luksoz me emrin “ Sassi “ është djegur në…