Sistemi informativ shëndetësor, ministri Vitia premton 7 milionë euro investime

24 janar 2024 | 15:15

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se 7 milionë euro do të investohen këtë vit në Sistemin Informativ Shëndetësor (SiSh).

Vitia ka thënë se studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor ndahet në tri pjesë.

“Pjesa e parë që është viti 2024 janë këto 7 milionë euro, në të cilat, përveç në disa pjesëve harduerike të cilat duhet patjetër në implementimin e SISh-it, zgjerimit të rrjetit qeveritar, deri të ambulanta e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte të tjera që e vendosin bazën për Sistemin Informativ Shëndetësor, e cila pastaj do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit dhe si parakusht për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, ka thënë Vitia në një konferencë për medie.

Më tutje, ai ka folur edhe për procedurën e furnizimit me barna, ku ka thënë se për shkak të mosmarrjes pjesë të kompanive në disa tenderë furnizimi është shtyrë, por që në fund të janarit e në fillim të shkurtit të ketë me dhjetëra procedura për të gjitha barnat e munguara në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri Vitia ka treguar edhe kohën se kur pritet që pajisja “Pet Scan”, aparaturë që përdoret edhe diagnostikimin edhe për menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera të vjen në Kosovë.

“‘Pet Scan’-i vjen në shkurt. Më vjen që s’mund ta them datën e saktë njëherë. Por ajo që mund ta them është që në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e ‘Pet Scan’ brenda hapësirave të QKUK-së”, ka thënë Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) ka organizuar të…