Situata e fundit në vend, Osmani takon ministrin e Mbrojtjes, komandantin e FSK-së dhe drejtorin e AKI-së
30 nëntor 2024
| 17:05
Pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës në veri, presidentja Vjosa Osmani, gjatë ditës ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Presidenca ka njoftuar se në këto takime u diskutua për situatën e shkaktuar nga sulmi në kanalin Ibër-Lepenc dhe masat që kanë ndërmarrë institucionet tona për ta menaxhuar situatën e krijuar.
Presidentja Osmani ka shprehur vlerësim të lartë dhe mirënjohje për të gjitha institucionet e Kosovës për menaxhimin e suksesshëm të situatës së krijuar.