Faton Mehmetaj promovon dokumentarin “Flamurtarët e Deçanit 1912”

30 nëntor 2024 | 16:36

Në mesin e shumë personaliteteve të shquara, Faton Mehmetaj ka promovuar dokumentarn “Flamurtarët e Deçanit 1912”.

Dokumentari sjell një pasqyrë të thelluar dhe emocionuese të historisë së flamurtarëve të Deçanit, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare gjatë vitit historik 1912.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  cili ishte i pranishëm tha se eecila etapë e historisë sonë kombëtare mbart në vetvete lavdinë e veprimeve të patriotëve që siguruan që Deçani dhe i gjithë Rrafshi i Dukagjinit të ishin pjesë e pandarë e përpjekjeve për çlirimin e trojeve.

“Kjo traditë e atdhedashurisë u bart brez pas brezi, duke frymëzuar lëvizjet për liri dhe pavarësi në Kosovë. Për të shpalosur këtë trashëgimi, dokumentari “Flamurtarët e Deçanit 1912”, me autor Faton Mehmetaj, ndriçon lavdinë dhe sakrificat e shumë burrave dhe familjeve deçanase që luajtën një rol aktiv në mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimi dhe realizimin e qëllimit kombëtar: pavarësinë e Shqipërisë”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, ky dokumentar sjell në pah një histori të pasur përkushtimi e heroizmi, duke vënë në qendër patriotizmin dhe kontributin e paharruar të Deçanit për çështjen kombëtare.

“Falënderime të veçanta autorit Faton Mehmetaj për këtë vepër të çmuar dhe të gjithë mbështetësve që mundësuan realizimin e këtij dokumentari”, ka thënë Haradinaj.

Fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Faton Mehmetaj, me këtë projekt të fundit, dëshmon edhe një herë përkushtimin e tij të pashtershëm ndaj historisë dhe kulturës sonë kombëtare, duke sjellë në vëmendje figura dhe momente kyçe që formësuan identitetin shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) e ka cilësuar si sulm “terrorist” si…