Situata në Shkodër, 1020 hektarë nën ujë

30 janar 2023 | 09:20

1020 hektarë vazhdojnë të jenë nën uji në bashkinë e Shkodrës dhe situata më problematike është në Obot.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.60 ka rënie me 40 cm me ditën e djeshme (kuota max 7.50 m)

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunës) shënon 8.10 m ka rënie me 25 cm me dietën e djeshme (kuota max 8.70 m).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, ka renie me 330 Ha

Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 15 cm, ka rënie me 55 cm, me vështirësi kalohet edhe me mjete te ulta, raporton TCh.

Ujesjellesi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Nuk ka prezencë uji në oborre.

Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç 20 Ha tokë bujqësore. Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezencë uji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar…