Situata në veri, Gjermania: Të ndalen provokimet, të ndodhë sa më shpejt një takim

26 shtator 2021 | 13:08

Gjermania ka dalë me një thirrje të re pas tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Drejtoresha për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Sussane Schutz, ka kërkuar që të “ndalen të gjitha provokimet në kufirin Kosovë-Serbi”.

Ajo nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” u ka bërë thirrje të dy palëve për depershkallëzim të situatës dhe për një takim sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Çdo provokim në kufirin Kosovë-Serbi duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë për BE-në, Lajçakun dhe Borrellin”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në Shqipëri kanë arritur edhe 259 afganë të zhvendosur…