Situata politike në vend, Veseli mbledh kryetarët e degëve të PDK-së (Foto)

15 shtator 2020 | 15:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka takuar në Prishtinë kryetarët e degëve të PDK-së.

PDK-ja përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Veseli dhe kryetarët e degëve kanë diskutuar për situatën politike nëpër të cilën po kalon vendi, sfidat me pandeminë dhe nevojën e një mobilizimi edhe më të madh në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës, sikur gjithmonë, edhe në këto momente sfiduese për vendin do të vendosë interesin shtetëror para çfarëdo interesi tjetër politik e ditor”, ka njoftuar PDK-ja.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e vdekjes së aktorit nga Mitrovica, Adem Mikullovci,…