S’ka fluturime në ANP ‘Adem Jashari’ deri më 27 qershor

21 qershor 2020 | 16:15

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “Adem Jashari, ka bërë me dije se deri më 27 qershor do të këtë ndalesa për trafikun ajror në këtë aeroport.

“Sipas njoftimit të ri të autoriteteve relevante shtetërore, ju njoftojmë se trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri me datë 27 qershor 2020, me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës”, ka njoftuar ANP-ja.

Sipas këtij njoftimi, Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës, i cili vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje ashtu edhe në nisje.

“Andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo tek ne. Ritheksojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’-LKIA është i gatshëm të procesojë të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota. Ne, bashkë me ju, jemi në pritje të lejimit të funksionimit të plotë të fluturimeve për/në ANP ‘Adem Jashari’, prandaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në informacionin e ardhshëm”, ka njoftuar ANP “Adem Jashari”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turizmi është një nga sektorët më të goditur në Shqipëri…