S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Financa

25 shtator 2018 | 13:52

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.

Në rend dite ishte shqyrtimi i raportit të punës së komisionit për sesionin pranveror 2018 dhe diskutim për auditimin e raporteve të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017.

Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj, ka thënë se ekziston interesim minimal nga deputetët për mbledhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lojtari më i paguar te Manchester United, por forma…