S’ka paga për punëtorët, Sindikata e Telekomit thërret protestë për të martën

29 mars 2024 | 15:28

Sindikata e Pavarur e Postës dhe Telekomit ka paralajmëruar një protestë para objekteve qendrore të Telekomit të Kosovës në të gjithë territorin e Kosovës.

Protesta organizohet për mosmarrjen e pagave dhe bllokimit të llogarive financiare të Telekomit të Kosovës.

“FSP-PTK-ja ju fton me datën 02.04.2024 nga ora 11:00 deri 12:00 do të mbajë protesta para objekteve qendrore të Telekomit të Kosovës ne gjitha territorin e Kosovës. Protesta mbahet për arsye te bllokimit të llogarive financiarë të Telekomit të Kosovës dhe mosmarrja e pagave të punëtorëve. Gjithashtu, po atë ditë në objektin kryesor të Telekomit në ‘Dardani’ Prishtinë në orën 11:30 do të mbajë konferencë për media edhe kryetari i FSP-PTK-së, Lamih Balaj, ku do t’i bëjë të qarta qëndrimet dhe veprimet e mëtutjeshme të FSP-PTK-së, pas situatës se krijuar nga data 29.02.2024”, ka njoftuar FSP-RTK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka dorëzuar listën prej tetë…