Skadon afati për caktimin e çmimit për derivatet e naftës

10 nëntor 2022 | 16:08

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se vendimi për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse, me nr. 6094-1, i datës o6 tetor 2022, ka skaduar me 08 nëntor 2022.

Sipas kësaj ministrie, në bazë të evidencave dhe analizave të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut dhe Departamentin e Naftës (MINT), çmimi i derivateve sot në treg rrjedh si rezultat i rritjes së çmimit të derivateve të importuara.

“Në rast të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të derivateve të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të nxjerr vendim për rregullimin e çmimeve dhe masat e tjera mbrojtëse, sipas Udhëzimit administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat e tjera mbrojtëse dhe me evidencë nga raportet ditore nga Inspektorati i Tregut, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe në konsultim me Autoritetin e Konkurrencës, Shoqatën e Naftëtarëve dhe bizneset individuale të naftës dhe konsumatorët. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e konkurrencës së shëndoshë në tregun e Republikës së Kosovës”, ka njoftuar MINT-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi William dhe Princesha e Uellsit, Kate Middleton, përjetuan një…