Skafi përplas një 15-vjeçar në Greqi

09 gusht 2022 | 11:57

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është goditur nga një skaf në plazhin “Grias to Pidima” në Andros .

I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore por ka pësuar mavijosje në krahun e majtë dhe në shpatull. Njëkohësisht, atij iu desh që të transportohej me helikopter në Elefsinë, për t’iu nënshtruar analizave neurologjike.

33-vjeçari drejtues i skafit pasi i ka ofruar ndihmën e parë e ka nxjerrë në breg. Drejtuesi i skafit është arrestuar dhe t’i nënshtrohet analizave toksikologjike dhe alkomaterialit.

Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i njëjtë ndodhi në bregdetin shqiptar. Fatkeqësisht 7-vjeçarja që u godit nga skafi në Himarë, nuk mundi të mbijetonte për shkak se helikat e skafit që drejtohej nga një polic, e dëmtuam rëndë dhe humbi jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e…