Skandali seksual në Bashkinë e Kukësit, Safet Gjici përlotet në gjykatë deri sa rrëfehet

07 shkurt 2024 | 17:50

Safet Gjici në gjykatë kërkoi të shpallet i pa fajshëm, ndërsa videon intime me Alma Kaçin pretendoi se e ka paguar kundërshtari i tij politik Abedin Uruçi.

Gjici u përlot në gjykatë në momentin që kërkoi ndjesë për familjarët për atë që kishte ndodhur.

Sipas Gjicit konflikti mes tij dhe Abedin Urucit ka nisur për shkak të rrethimit të një prone që në të vërtetë ishte pjesë e bashkisë.

Gjici i tha gjykatës se është i pa fajshëm dhe kërkoi lirimin nga qelia.

Sipas Gjicit, Uruçi ka paguar Alma Kaçin për ta futur atë në kurth me qëllim që të humbiste postin e kryetarit të Bashkisë.

“Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Uruçit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkiëë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruçi”, tha Gjici.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Labeat Sadrija shpall të pavlefshme diplomën e shkollë së mesme…