Skenderaj bëhet gati për festimin e 28 Nëntorit

25 nëntor 2018 | 14:02

Komuna e Skenderajt ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo datë ndërlidhet edhe me ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së.

Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj është stolisur me flamujt kombëtar dhe shtetëror.

Me këtë rast, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar të gjithë qytetarët për festat e nëntorit. “Skenderaj ynë, me ngjyrat e flamurit të shqiptarisë, të Ismail Qemalit, Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bërë gati për aktivitetet që na presin këto ditë. Gëzuar Festat e Nëntorit!”, ka thënë Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, deputetët Time Kadrijaj…