Skenderaj dhe Drenasi përkujton 22-vjetorin e betejës së Qirezit dhe Likoshanit

28 shkurt 2020 | 14:40

Komuna e Skenderajt së bashku me Komunën e Drenasit dhe Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së kanë shënuar 22-vjetorin e betejës së Qirezit e Likoshanit, duke kujtuar luftën e UÇK-së, dëshmorët Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli, civilët e pafajshëm të vrarë nga forcat serbe në Qirez e Likoshan.

Me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku së bashku me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, familjarë të të rënëve e qytetarë bënë homazhe e vendosen lule tek varrezat e të rënëve e martirëve të lirisë.

Ata të premten kanë bërë edhe zbulimin e pllakës përkujtimore në kullën e Muhamet e Naser Gjeli dhe atë në kullën e Brahim Rexhepit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të rritur transparencën në vendimmarrje, Komuna e Kamenicës ka…