Skenderaj feston 20 vjetorin e çlirimit me shumë aktivitete kulturore dhe sportive

15 qershor 2019 | 15:52

Komuna e Skenderajt përmes aktiviteteve të ndryshme do të festojë 20 vjetorin e çlirimit të qytetit.

Kryetari i Këshillit Organizativ, Ramiz Shala u shpreh se qëllimi i gjithë këtyre aktiviteteve është që të manifestohet sa më mirë viti jubilar i 20 të çlirimit të komunës.

Ndërsa, njoftoi të gjitha aktivitetet më datën 18 qershor ku do të ketë dhe një koncert në orën 18:00.

“Nën patronatin e kryetarit të Skenderajt tashmë është një mori ngjarjesh që kanë filluar diku prej datës 5-6 qershor.

Meqenëse është vit jubilar ka pasur përkujdesjen e shtuar të kryetarit Bekim Jashari me aktivitete të cilat kanë ardhur si kërkesa të qytetarëve të komunës së Skenderajt.

Ndërkaq, po ashtu sot fillon turneu ndërkombëtar në basketboll për femra. Nesër është turneu ndërkombëtar për meshkuj.

“Me datën 18 qershor kryetari Jashari që shënon ditën të kryetari Jashari ka organizuar fillimisht në orën 08:00, në gjitha shkollat që ora e parë t’i kushtohet luftës se UÇK-së dhe homazhe tek shtatorja e komandantit legjendar dhe në Prekaz”, u shpreh Jashari.

Sipas tij, për këtë arsye, gjatë ditës sotme u mbajt turneu në futsall për veteranë.

Veterani Zeqiri Hasi ka deklaruar se janë të nderuar që marrim pjesë në këtë turne të 20 vjetorit të çlirimit të Skenderajt.

“Po besoj që është një qëllim shumë i mirë i turnirit për shkak të 20 vjetorit të çlirimit të Skenderajt. Është një turnir që zhvillohet në mes institucioneve ku marrin pjesë gjithë institucionet e komunës së Skenderajt. Ne ndihemi mirë si veteranë të klubit të Drenicës që marrin pjesë në këtë turnir. Është privilegj të marrim pjesë në këtë festë ne si veteranë”, tha ai.

Finalja e këtij turniri do të luhet në datën 18 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është bërë hapja zyrtare e pishinës së Gërmisë. Qytetarët…