Skenderaj mbështetet në shtatë projekte nga MMPH-ja

15 maj 2019 | 19:11

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari kanë nënshkruar një marrëveshje për financimin e realizimit të shtatë projekteve kapitale për komunën e Skenderajt.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim mbështetjen e komunës së Skenderajt nga MMPH-ja për rregullimin e lumit Klina, ujërave të zeza dhe fusha të tjera.

“Me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit, për financim të realizimit të 7 projekteve kapitale për komunën tonë, që janë vazhdimësi e projekteve të vitit 2018 dhe projekte të reja. Më saktësisht projektet kanë të bëjnë me vazhdimin e punëve në rregullimin e shtratit të Lumit “Klina”, deri në Klinë, për të vazhduar në faza të mëvonshme deri në Kuqicë; si dhe projekte të rregullimit dhe mirëmbajtjes së lumenjve tjerë”, ka thënë Jashari.

Me tutje kreu i Skenderajt ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen e projekteve në Skenderaj.

“Do të intervenohet edhe në sistemin e ujërave të zeza, me rregullimin e kanalizimeve nëpër bashkësi lokale, për të vazhduar gjatë këtij viti me punë edhe në fusha të tjera, që pa asnjë dyshim do të ndikojnë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Faleminderit, ministër Matoshi, për bashkëpunim të sinqertë, dhe për trajtim dinjitoz që i bëhet Skenderajt! Me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor na presin në të ardhmen edhe projekte të tjera, në interes të qytetarëve”, ka shkruar ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së parafundit në…