Skrijelj, ‘Ylli i javës’ në Superligë: Shpresoj të vazhdojmë me rezultate të mira

15 mars 2024 | 13:15

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”.

Ky çmim për javën e 25-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Fushë Kosova, Alden Skrijelj, i cili ishte golashënues i dyfishtë në ndeshjen kundër kampionit dhe liderit aktual, Ballkanit, me çka ishte edhe vendimtar në fitore si dhe me një paraqitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Pasi mori këtë çmim futbollisti i KF Fushë Kosova u shpreh i lumtur që për herë të parë u vlerësua si më i miri i javës.

“Jam i lumtur dhe do të thotë shumë për mua që mora këtë çmim. Do të doja të falënderoja të gjithë, nga shokët e skuadrës deri tek trajneri. Shpresoj që të ketë më shumë çmime të tilla dhe mbi të gjitha të vazhdojmë me rezultate të mira si skuadër”, ka thënë Skrijelj për faqen zyrtare te FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Faton Abdullahu A nuk po doni me kuptuar sepse…