SKULPTURË MONUMENTALE TRIBUNIT TË KOMBIT RAMIZ CERNICA

28 qershor 2023 | 23:58

Ismet Sylejmani

Në Gjilan më 27 Qershor 2023, në ora 11:00, me ftesë të z. Kushtrim Zeqiri, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjilanit, u takua komisioni vlerësues për përzgjedhjen e Skulpturës Monumentale të Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Komisioni në përbërjen e publikuar në dokumentin zyrtar nga Drejtoria përkatëse të Komunës së Gjilanit, në ambientet e Galerisë së Arteve të Qytetit të Gjilanit, aty ku ishin të ekspozuara bocetat, në mesin e 4 bocetave, përzgjodhi njërën prej tyre me vërjtjet për ndryshimet minore të domosdoshme artistike dhe ato janë:
1. Ti hiqet plisi si aksesor dhe ti shtohet eleganca etj.,
2. Ti shtohet foltorja si aksesor!

Po afrohet gjithnjë e më shumë momenti i madh i vendosjes se shtatores gjigante të Deputetit të popullit shqiptar, Heroit të Kuvendit të Kosovës, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Gjilan, 28 Qershor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit në Kosovë…