Sllatinë: Aksident mes skuterëve, lëndohen dy persona

26 maj 2024 | 17:56

Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

Krasniqi tha se në aksident ishin të përfshirë dy motorë.

“Njësiti policor është marrë me aksidentin duke e trajtuar atë”, tha Krasniqi.

Klankosova.tv ka raportuar më herët rreth këtij rasti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka mohuar raportimin e…